GazetaMax
Kuriozitete

Di Marzio: Ribery, së shpejti do ta lajmërojë pensionimin nga futbolli

Lojtari francez nga radhët e Salernitanës, ish ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka vendosur që të ndërpresë karierën e tij futbollistike në moshën 39 vjeçare, informon Zhurnal.
Ribery vitin e kaluar iu bashkangjit Salernitanës ndërsa pas mbijetesës në Serie A, dy palët vazhduan bashkëpunimin. Mirëpo lëndimet e shpeshta të francezit, e kanë bërë të pamundur kontributin e tij në fushë ndaj dhe Ribery ka vendosur që të tërhiqet përjetësisht nga fusha e gjelbër.
Ribery ka spikatur gjatë viteve 2007-2019 derisa ishte pjesë e Bajernit ndërsa ka luajtur gjithashtu edhe për Galatasarajin, Marsejën e Fiorentinën. Për kombëtaren e Francës, Ribery ka regjistruar 81 paraqitje dhe 16 gola./Zhurnal.mk

Related posts

Këta janë trajnerët më të paguar në Evropë, prinë Diego Simeone

Gazeta Max

Pogba dhe Mbappe nga sezoni ia ardhshëm mund të luajnë se bashku

Gazeta Max

Simeone gjen zëvendësuesin e Suarezit te Interi

Gazeta Max