GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Pyetja e Levicës për referendum është konfuze dhe e paqartë për qytetarët

Shkup, 7 tetor – Unë do të jem i pari që do të votoj në një referendum të mundshëm, në orën 7 të mëngjesit në vendvotimet nëse pyetja është: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian?”, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për “Sloboden peçat”.

Partia e Majta ka dorëzuar sot në arkivin në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një referendumi të detyrueshëm në nivel shtetëror, në të cilin, nëse do të zhvillohej, qytetarët do t’i përgjigjeshin pyetjes “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut 2022?” . Pendarovski në intervistë për “Sloboden Peçat” për iniciativën konsideron se është konfuze dhe e paqartë.

“Pyetja që kërkon të përdorë e Majta në deklaratën e referendumit është konfuze dhe e paqartë për qytetarët. Të njëjtën gjë e përsëris edhe në periudhën kur bëhet fjalë për referendum dhe kur VMRO-DPMNE-ja paraqiti një iniciativë të ngjashme. Jam kundër pyetjeve të tilla që tani po i publikon E Majta, të cilat përmbajnë përmbajtje konfuze, thotë Pendarovski.

Related posts

15 Shoqata kërkojnë nga Qeveria që çdo fëmijë të mësojë edukimin seksual gjithëpërfshirës

Gazeta Max

Filloi stërvitja “Seven stars 22” në organizim të Komandës së brigadës për Evropën Juglindore

Gazeta Max

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

Gazeta Max