Shkup, 8 Tetor – Gjykata Kushtetuese i ka dërguar shkresa Këshillit Gjyqësor dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i njoftuar për skadimin e mandatit të gjyqtares Kushtetuese Vangelina Markudova më 7 dhjetor 2022 dhe se kushtet për fillimin e procedurës për përcaktimin e gjykatësit të rradhës është plotësuar.
Në letrën drejtuar kryetares së Këshillit Gjyqësor Pavlina Crvenkovska dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrila Katsarska thekson se Gjykata Kushtetuese ende është duke punuar në kufirin e kuorumit për shkak të moszgjedhjes së katër gjyqtarëve të mbetur nga Kuvendi dhe rreziku që shteti të gjendet në krizë kushtetuese si pasojë e kësaj.
Njëkohësisht, pa hyrë në kompetencat dhe mënyrën e punës së Këshillit Gjyqësor, dua të theksoj nevojën e përcaktimit në kohë të propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri. Krahas kësaj është edhe situata aktuale në Gjykatën, e cila po punon në kufirin e kuorumit për shkak të moszgjedhjes së katër gjyqtarëve të tjerë nga Kuvendi, e cila pret prej 17 muajsh.
Si pasojë e kësaj, nëse situata alarmante në Gjykatën Kushtetuese vazhdon me skadimin e mandatit të gjyqtares Markudova, vendi do të gjendet në krizë kushtetuese. Si pasojë, nuk do të ketë kushte për mbajtjen e seancave dhe Gjykata nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë ligjet dhe rregulloret dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, thekson Katsarska në letrën e dërguar.