GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 Tetor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është optimist për një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës.

Ai në emisionin “Click Plus” në TV21 ka treguar se nuk ndan mendimin se nuk ka shanse të ketë një shumicë prej dy të tretash.

“Kam biseduar me shumë liderë të vendeve të tjera dhe nuk kanë parë shembull që të kufizohet e drejta e një deputeti të Kuvendit me deklarata noteriale, kambial etj. Besoj se çdo deputet duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij për të përfaqësuar qytetarët”, thotë Kovaçevski.

Kujtojmë se opozita maqedonase noterizoi deklaratat e deputetëve me qëllim që asnjë votë opozitare të mos figuroj për ndryshimet kushtetuese.

Lideri opozitar Hristijan Mickoski, tha se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhin pasi ka provokime të vazhdueshme historike nga ana e Bullgarisë.

Related posts

Mehaj në takim me përfaqësuesin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, kjo ishte arsyeja

Gazeta Max

Bezhovska: Inflacioni do të rritet, por nuk do ta çojë vendin në recesion

Gazeta Max

Reagon vajza e të mbijetuarit të dhunës seksuale që u rrëfye sot: Faleminderit që kurrë s’je dorëzu, jam tepër krenare

Gazeta Max