Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Takimi Milloshoski – Dekart

Takim i dobishëm dhe produktiv i nënkryetarit të Kuvendit, Antonijo Milloshoski me znj. Severin Dekart, udhëheqëse e Seksionit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në takim u theksua rëndësia e mbështetjes afatgjate që Zvicra ka ofruar për zhvillimin institucional dhe forcimin e proceseve demokratike në Kuvend.

Nënkryetari Milloshoski e theksoi rolin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, si dhe të Institutit Demokratik Nacional (NDI), si partnerë dhe mbështetës të rëndësishëm të Kuvendit. Ai vuri në dukje se përmes bashkëpunimit të përbashkët, po zbatohen disa projekte që synojnë avancimin e llogaridhënies parlamentare, transparencën në punë dhe forcimin e kapaciteteve të Dhomës Ligjvënëse.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet aktuale dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të standardeve demokratike dhe efektivitetin e punës parlamentare.

Nënkryetari Milloshoski gjithashtu shprehu falënderime të veçanta për ambasadorin Zomer dhe ekipin e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zbatimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta, të cilat kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset e zhvillimit institucional dhe forcimin e vlerave demokratike në vend.

Latest Posts

Mos e humb lajmin