Komuna e Butelit ka dëshmuar edhe një herë se solidariteti dhe humanizmi nuk njohin kufij. Me iniciativë të kryetarit Darko Kostovski, janë dhuruar 22 ton ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit, të cilët po përballen me vështirësi në furnizimin me ujë.
Ky gjest vjen si ndihmë e drejtpërdrejtë për banorët e Gostivarit, në një periudhë kur nevoja për ujë të pijshëm është bërë një nga sfidat më të mëdha për qytetin.
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, shprehu mirënjohje për këshilltarët komunal që mbështetën unanimisht këtë donacion, si dhe për kompanitë me përgjegjësi shoqërore nga Buteli, të cilat kontribuuan në realizimin e kësaj nisme humanitare.
