Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka bërë me dije se është vënë në pranga autori i zjarrit i cili rrezikoi banesat në Krujë, duke theksuar se ai do të përballet me pasojat ligjre për veprën penale.
“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Më tej ai thekson se pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Sheteti ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.
“Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut.
Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale.
Në vijim të kërkesës së pushtetit vendor, strukturat policore kanë marrë masat për evakuimin e pjesshëm të banorëve në afërsi të vatrës së zjarrit. Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, shkruan ai.
