GazetaMax
Lajme

Nga 1 dhjetori masë e veçantë për prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve bazë

Shkup, 9 tetor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se tashmë është e gatshme masa për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ndërsa operacionalizimi duhet të fillojë nga 1 dhjetori.

Siç theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Qeveri, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave krijohen masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë.

“Me ministrin Besimi krijojmë masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve bazë, si bukë dhe vaj për ushqim, Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur një masë e cila duhet të operacionalizohet nga 1 dhjetori”, theksoi Bekteshi.

Ai edhe një herë sqaroi se qëllimi është që të ulet çmimi i inputeve për produktet bazë, që të pengohet shtrenjtimi i tyre.

Related posts

Tre porositë e Bujar Osmanit nga Kumanova

Gazeta Max

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

Gazeta Max

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Gazeta Max