GazetaMax
Sport

Dëmtimi para Botërorit, në Argjentinë merret vendimi për Dybalën

Paulo Dybala ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Romës në kampionat ndaj Leçes teksa u dëmtua në momentin që ekzekutoi saktësisht një penallti. Argjentinasi vuan nga një tërheqje e gradës së dytë, të paktën këto janë pritshmëritë në klubin roman duke qenë se ende duhet kryer rezonanca magnetike për të përcaktuar fiks dëmtimin dhe kohën e rikuperimit.
Më datë 22 nëntor, Argjentina luan ndeshjen e pare në Botëror kundër Arabisë Saudite me trajnerin Lionel Scaloni që kishte planifikuar edhe Dybalën pjesë të organikës. Megjithatë, “La Joya” nuk i ka humbur totalisht shpresat për eventin e rëndësisë së lartë, pasi në Argjentinë, La Nacion bën të ditur se numri 21 i Romës pritet të jetë pjesë e listës paraparake të përbërë nga 35 lojtarë.
Përjashtim do të bëhej vetëm nëse ekzaminimet e mëtejshme tregojnë një dëmtim edhe më serioz pasi në këtë formë do të ishte totalisht e pamundur të mendohej grumbullimi në Botëror. Më datë 14 nëntor, tekniku Scaloni duhet të publikojë listën me 26 lojtarët e grumbulluar për në Katar dhe Dybalës i mbetet tashmë vetëm të “kryqëzojë gishtat” për një dëmtim më pak serioz nga ai që mendohet.
Gjithsesi, pikëpyetjet mbeten të mëdha pasi forma fizike mund ta penalizojë 28-vjeçarin edhe gjatë turneut, duke vendosur në dilemë Scalonin nëse duhet të grumbullojë apo jo një lojtar që mund të japë më tepër garanci se brishtësia e Dybalës.

Related posts

Lëndimi i Christensen – lojtari mund të mungojë tri javë

Gazetamax.mk

Agjentët e Bakayokos arrijnë në Milano, çka po ndodh me të ardhmen e lojtarit?

Gazetamax.mk

Paraqitjet spektakolare, Barcelona merr këtë vendim për Dembele

Gazetamax.mk