Yjet si Elvana Gjata zgjedh talentin më viral Rilind Alimani për duetin e verës
Tashmë ka kohë që për zërin dhe talentin e tij nuk flet vetëm vendlindja e tij Tetova, por e gjitha bota shqiptare. E kemi fjalën për djalin më viral të momentin në muzikë Rilind Alimani. Ai tashmë nuk ka të ndalur dhe mjaft i angazhuar dhe i kërkuar kudo. Këngëtari sapo ka sjellë pak ditë më parë një këngë solo mjaft të bukur, i vizualizuar me klip me titull " Ya hayati" ku për muzikë është kujdesur vetë ai me Benny Bee dhe Indrit Dode, por edhe në tekst dhe beat ështē dora e vetë këngëtarit. Rilindin në këtë verë të nxehtë është mjaft i pranishëm kudo nëpër koncerte, por ai ua ka marrë zemrat jo vetēm publikut të shumtë që e ndjekin por edhe artistëve mē të njohur të muzikës shqiptare. Po e vërtetë madje ylli i njohur i muzikës shqiptare Elvana Gjata ka zgjedhur talentin Rilind Alimani për duetin që pritet të jetë më i nxehti i kësaj vere dhe do të publikohet siç dushja na ka informuar nē rrjetet sociale më 30 korrik. Kënga me Elvanën do të quhet " Po du" ku mësojmë se edhe në këtë projekt për muzikë është kujdesur vetë Rilindi me Benny Bee, teksti nga vetë artisti dhe beat nga ai së bashku me Bennu Bee dhe Lennox. Të gjithë janë në pritje të këtij super dueti dhe super suksesi i rradhës i artistit më viral të këtij viti Rilind Alimani. https://www.instagram.com/reel/DbS8IE1NGcC/?igsh=M3B0dGV5MWZ6eno2