GazetaMax
Lajme

Petrovska në Bruksel në takime në Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s

Shkup, 13 tetor – Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot në selinë e NATO-s në Bruksel merr pjesë në takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Ministrja gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në dy takime të këtij formati, kushtuar qëllimit bazë të NATO-s, mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe pjesëmarrjes në misione dhe operacione të Aleancës.

Petrovska, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, do të bisedojë edhe me disa kolegë të saj nga vendet anëtare të NATO-s.

Në selinë e NATO-s, ministrja Petrovska mori pjesë në takimin e vendeve anëtare që kontribuojnë në të ashtuquajturën prania e përforcuar e Aleancës në Letoni, si dhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, si dhe ka pasur një takim me ministren portugeze të Mbrojtjes, Helena Kareiras.

Related posts

Spasovski vendosi lule para përmendores në MPB-së me rastin e 7-të Majit

Gazeta Max

Azeski: Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi formal, por jo edhe thelbësor me Qeverinë

Gazeta Max

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Gazeta Max