GazetaMax
Sport

“Tym e flakë” në Serbi, ndërpritet ndeshja për disa minuta

Është ndërprerë për disa minuta sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Kolnit në Serbi, teksa shkak janë bërë flakadanët e shumtë të hedhur nga tifozeria.
Tymi e bëri të pamundur vijimin e ndeshjes, teksa arbitri sinjalizoi ndërprerjen e takimit, që gjithsesi rifilloi pas rreth 5 minutash, aq sa u nevojit që të pastrohej shikimi.
Kur po shkohet drejt fundit të pjesës së parë, Partizani i Beogradit kryeson me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Diabate në minutën e 15’.

Related posts

Fury: Më duhet të luftojë me Joshua para se të tërhiqem

Gazetamax.mk

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

Gazetamax.mk

Startojnë tre shqiptarë, formacioni i mundshëm i Zvicrës ndaj Kosovës

Gazetamax.mk