GazetaMax
Sport

Amari po vazhdon me sukses traditën e boksit të familjes Salihu

Amar Salihu po vazhdon traditën e familjes Salihu duke arritur të bëhet kampion i Maqedonisë së veriut, aktivitet ky i cili u zhvillua gjatë fundjavës në Shkup. Ai deri tek fitoret arriti pa probleme, dhe me plot meritë erdhi deri tek medalja e artë. Amari u shpreh shumë i kënaqur me suksesin e arritur dhe falënderoi prindin e tij Faton Salihu që e mbështet maksimalisht si dhe trajnerët e klubit.
“Kam punuar shumë që të arrij të bëhem Kampion shteti dhe në karrierën time nga shtatë ndeshje po aq kam edhe  fitore. Për këtë falënderoi babin tim Fatonin dhe të gjithë ata që më kanë mbështet. Tani kur arrita të futem edhe në reprezentacion do te duhet të punoj edhe më shumë që të përfaqësoj vendin me sukses në arenën ndërkombëtare”, tha Amar Salihu. Ndryshe, Amar Salihu është nxënës i shkollës së mesme “Zef lush marku” në Shkup dhe për momentin ka 14 vjet.

Related posts

Napoli merr vendim për Mertens

Gazetamax.mk

Vetëm 70 sekonda për titullin kampion, fantastiku Kristjan Prenga hedh në tapet kundërshtarin

Gazetamax.mk

Punë e kryer: Torreira, shumë shpejt lojtar i Galatasaray

Gazetamax.mk