GazetaMax
Lajme

MSH e autorizoi Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të UT-së për studimet specialistike në mjekësi të përgjithshme

Shkup, 14 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, sot qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga Rektori i Universitetit tonë, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe ekipi i tij.

Në këtë takim, ministri Dr. Bekim Sali, Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti ia dorëzoi autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin kjo ministri zyrtarisht e ka autorizuar Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, që në programin studimor Mjekësi e përgjithshme të realizojë studimet specialistike, për degët: pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri.

Ky vendim ka hyrë në fuqi pasi komisioni i formuar me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë inspektim të hapësirave të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, sipas të cilit ky fakultet i plotëson kushtet në aspekt të organizimit, kuadrit, hapësirave dhe pajisjeve teknike medicinale për zbatim të pjesës teorike të planit dhe programit për degët specialistike: pediatri, gjinekologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjekësi interne dhe psikiatri.

Në fund të këtij takimi, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e falënderoi Ministrin Dr. Bekim Sali për mbështetjen që i ka dhënë Universitetit të Tetovës. Ai, po ashtu, në shenjë respekti dhe mirënjohje për ministrin Dr. Bekim Sali dhe bashkëpunëtorët e tij ndau disa dhurata simbolike.

Related posts

S’ka marrëveshje sepse Qyteti i Shkupit s’ka të holla t’u paguajë borxhin, qytetarët ngelen pa transportin privat

Gazetamax.mk

Etiketat në dy gjuhë, reagojnë maqedonasit, Bekteshi nuk kthehet mbrapa

Gazetamax.mk

Borrell në New York, të martën takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Gazetamax.mk