Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, kështu kanë thënë dy mjekët e famshëm që krijuan vaksinën anti Covid të Pfizer Biontech.
Profesorët gjermanë Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në lidhje me këtë vaksinë.
“Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci.
Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani , në vitin 2008, ku dhe kanë zhvilluar vaksinën Pfizer/ BioNTech të Covid.
I pyetur nga bbc, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.