GazetaMax
Sport

Sot mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë

Fituesi i Topit të Artë për edicionin 2021-22 kuptohet sot.
Si çdo sezon edhe për atë që lamë pas është koha të kuptojmë lojtarin më të mirë.
Sot me fillim nga ora 20:30, në Paris do bëhet ndarja e çmimit të Topit të Artë.
Padyshim pretendenti kryesor për t`u dekoruar lojtari i vitit është ylli i Real Madridit, Karim Benzema.
Francezi ishte vendimtar në një sezon fantastik për të dhe ‘Mbretërit’.
Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha gara.
Sulmuesi gjithashtu me Realin ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, dy nga trofetë më prestigjioz për klube.
Fituesi nuk dihet, por të gjithë presin që të jetë Karim Benzema.
Rikujtojmë që mbajtës i këtij çmimi aktualisht është Leo Messi.

Related posts

Çka po ndodh me Haaland? Shikojeni çfarë ka shkruar në Twitter!

Gazetamax.mk

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazetamax.mk

Chelsea shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime

Gazetamax.mk