GazetaMax
Lifestyle

A mund të shndërrohen miomat në kancer?

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe
çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog Elton PeciMiomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze). Shumë
rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe
në këto raste ato quhen leiomiosarkoma.Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në
qafën e mitrës. Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund
të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të
mundshme përmendim:Lindje me operacion cezarian është 6 herë më e shpeshtë në rastin kur shtatzëna
ka edhe mioma.Paraqitje pelvike ose podalike e bebit (bebi nuk është i paraqitur mirë për
lindjen natyrale). Mungesë të progresionit të lindjes.Distako apo shkolitje të placentës – placenta shkëputet nga muri i mitrës
përpara lindjes. Kur kjo ndodh bebi rrezikohet nga asfiksia ndërkohë që
nëna rrezikon nga hemorragjia retro-placentare.Lindje para kohe e bebit. Megjithatë shumica e pacienteve që kanë mioma nuk
përjetojnë ndonjë nga komplikacionet e sipërmendura.

Related posts

Nora nuk përmbahet, kështu provokon edhe në moshën 36 vjeçare!

Gazetamax.mk

Bëni këtë ushtrim çdo ditë, për të humbur 3 kilogramë në javë

Gazetamax.mk

Rreziqet e shëndetit nëse rrini 8 orë ulur në ditë

Gazetamax.mk