GazetaMax
Lajme

Makpetroli në nëntor nuk do të dërgojë gaz për ngrohtoret Lindje dhe Perëndim

Shkup, 18 tetor – Makpetrol SHA në nëntor nuk do të dërgojë gaz natyror për nevojat e ngrohtoreve Lindje dhe Perëndim në Shkup me të cilat ekonomizon SHA EMV.

Siç informuan sot nga Makpetroli SHA, më 12 tetor kanë dorëzuar ofertë deri te SHA EMV për sasitë e gazit natyror të nevojshëm për ngrohtoret Lindje dhe Perëndim për muajin nëntor, por nuk kanë marrë konfirmim nga EMV-ja.

“Afati përfundimtar për pranimin e ofertës nga SHA EMV, skadoi dje, deri kur Makpetroli SHA ​​duhej t’i paralajmërojë dhe paguajë sasitë e nevojshme te furnizuesi i vet SHA EMV deri dje nuk i ka konfirmuar sasitë e nevojshme, prandaj Makpetroli SHA i paralajmëroi sasitë e mbetura për konsumatorët e vet pa sasitë e nevojshme për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoret Lindje dhe Perëndimim”, kumtoi Makpetroli SHA.

Qeveria dje bëri informoi se gjatë kësaj jave pritet të dorëzohen ofertat për furnizimin e sasive të nevojshme të gazit natyror për muajin e ardhshëm. Përveç nga “Makpetrol”-i priten oferta edhe nga dy deri në tre kompani të tjera.

“Tashmë ka ardhur një ofertë nga kompania ‘Makpetrol’ për sasitë e nevojshme për muajin nëntor, megjithatë presim edhe disa oferta të tjera. Do të shohim, cila do të jetë më konkurrente, ajo do të pranohet. Gazi që duhet të merret në ofertat për periudhën e ardhshme, do të jetë gaz që nevojitet për ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, duke përfshirë edhe Veriun nëse lidhet marrëveshja, por gjithashtu edhe për punën e centralit privat të TE-TO që të vihet në funksion nga nëntori, me qëllim që të prodhohet më shumë energji elektrike, ta forcojmë sistemin elektrik në shtet, por gjithashtu edhe për të marrë energji termike, e cila do të plotësojë 60 për qind të energjisë termike të nevojshme për ngrohjen e qytetit të Shkupit”, tha dje drejtori i EMV Vasko Kovaçevski.

Ky energjes tani për tani blihet muaj pas muaji, gjegjësisht deri në datën 20 të muajit mblidhen ofertat për muajin e ardhshëm.

Related posts

VFV Clinic vjen me aparaturën më moderne mjekësore në vend!

Gazetamax.mk

Në Tabanoc vendoset tabela e parë për Shiritin e Gjelbër për Ballkanin e Hapur – ofrohet qarkullim i shpejtë për transportuesit

Gazetamax.mk

175 shoferë të sanksionuar nën ndikimin e alkoolit

Gazetamax.mk