GazetaMax
Ballina

Hani shegë, janë të mira sidomos nëse keni probleme me zorrët

Është shega çelësi i suksesit kundër sëmundjeve kronike intestinale. Kjo është shpresa që jepet për përmirësimin e kurimit në të ardhmen nga një kërkim i ri i universiteteve indiane dhe amerikane, që shprehin entuziazëm për rezultatin.
Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshëm funksionet e barrierave intestinale, ulja e të cilave lidhet më sëmundjet e Krohnit dhe kolitin ulceroz.
Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Communications dhe në të shpjegohet edhe mekanizmi më të cilin kjo molekulë e shegës ndikon në mbrojtjen e zorrëve nga këto patologji kronike, të cilat janë problematike për miliona njerëz në mbarë botën.
Studimet vijojnë dhe janë përqendruar në krijimin e trajtimeve kundër sëmundjeve të zorrëve duke shfrytëzuar pikërisht përbërësin që gjendet tek fruti i shegës.

Related posts

Grubi – Mecacci: Ndryshimi i Kodit zgjedhor kërkon konsensus të të gjitha partive politike

Gazeta Max

Faton Ahmeti: Përgjegjësi duhet të ketë, por për ata që me të vërtetë janë PËRGJEGJËS!

Gazeta Max

A mund t’ju vrasë pirja e tepërt e ujit?

Gazeta Max