GazetaMax
Lajme

EMV nuk do të lidhë kontratë me “Shkup Veri” nëse nuk përmbushen obligimet e mëparshme

Shkup, 20 tetor – SHA EMV nuk do të lidhë kontratë për bashkëpunim afarist dhe teknik me SHA “Ngrohtorja” në falimentim, e cila është pronare shumicë e SHA “Shkup Veri”, nëse nuk përmbushen obligimet nga marrëveshja e mëparshme për sezonin e kaluar të ngrohjes, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i EMV, Vasko Kovaçevski.

Siç tha Kovaçevski, nuk ka afat për lidhjen e kontratës dhe kësaj radhe “Ngrohtorja” duhet të garantojë me pasurinë dhe financat e tij se mjetet që EMV do të investojë për blerjen e gazit natyror dhe dërgimin e tij në “Shkup Veri” do të kthehen mbrapa.

Nesër, njofton Kovaçevski përfaqësues të SH.A “Shkup Veru” do të ftohen në takim në EMV ku do të propozohen masat e reja, planet kohore dhe kontrata e re për bashkëpunim afarist-teknik, por gjithashtu do të theksohet se duhet të respektohen obligimet e vjetra, si dhe të caktohet një prokurist nga EMV që do të kujdeset për pasurinë dhe fondet e EMV-së dhe qytetarëve.

Ai informon se “Shkup Veri” dhe pronari me shumicë më të madhe SHA “Ngrohtore” në falimentim nuk kanë bashkëpunuar fare me SHA EMV sezonin e kaluar të ngrohjes.

Për gjysmën e sezonit të ngrohjes, nga janari deri në prill, SHA EMV i ka paguar “Shkup Veri” më shumë se 26 milionë denarë ose rreth 425.000 euro, ndërsa për këtë sezon ngrohje “Shkup Veri”, siç ka bërë të ditur, kërkon rreth 60 milionë denarë ose rreth një milion euro

Related posts

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazetamax.mk

Lloga: Si i gënjejnë shqiptarët me funksionet që do marin, nga 8 do bien në 4 ministra

Gazetamax.mk

Mariçiq: Me mbështetjen IPA Krusheva do të shndërrohet në destinacion turistik evropian

Gazetamax.mk