GazetaMax
Kuriozitete

Tifozi i Marseille akuzohet për tentativë vrasje

Lëshoi flakadanë në takimin Marseille – Eintracht Frankfurt. Një tifoz i Marseille akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi pranoi se kishte lëshuar një flakadan në drejtim të një mbështetësi të Eintracht Frankfurt gjatë ndeshjes së Champions League më 13 shtator në Francë.
Prokuroria identifikoi një 26-vjeçar si të dyshuar i cili rrëfeu gjithçka gjatë marrjes në pyetje dhe më pas gjykata formuloi akuzën veç vrasjes së mbetur në tentativë edhe dhunë ndërkombëtare, mbajtje e përdorim materialesh piroteknike brenda një fushe sportive.
Pavarësisht forcave të shtuara policore dhuna nuk u frenua dhe gjatë përleshjeve pati të plagosur, ndërsa 17 persona u arrestuan, mes tyre 3 gjermanë.
Njëri nga të lënduarit u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Dhuna në stadiume është kthyer në një problem të rëndë në stadiumet e Francës, ku në disa raste sezonin e kaluar janë ndërprerë ndeshjet.

Related posts

Nedim Bajrami pritet të transferohet të gjiganti nga Serie A

Gazeta Max

Kahn: Kemi biseduar brenda klubit për Ronaldon, nuk përshtatet me filozofinë tonë

Gazeta Max

Bëhet nami, ja ku po transferohet Salah

Gazeta Max