GazetaMax
Lajme

Deputetja ukrainase merr armën dhe është gati të qëllojë rusët

Nënë e tre fëmijëve , në momentin që rusët po përparonin në Ukrainë, ajo vendosi që t’i largojë nga shtëpia.  Lesia Vasylenko fëmijën më të madh e ka tetë vjeç, të dytin gjashtë vjeç dhe më të voglin vetëm 9 muajsh.

Ajo ka treguar se si ende nuk i ka fshirë nga telefoni alarmet që i kujtojnë oraret e kurseve të notit të fëmijëve.

E tani, Vasylenko ka marrë një pushkë në duar.

Kur Vasylenkos iu dha në dorë arma për të mbrojtur veten dhe vendin e saj kundër ushtrisë ruse, kuptoi se duhej të priste thonjtë e saj të gjatë e të bukur.

“Kjo ishte si një tragjedi për mua, sepse kam luftuar për 34 vite të jetës sime zakonin e ngrënies së thonjve. Isha kaq krenare që më në fund arrita ta heq atë zakon dhe arrita të rris thonjtë e mi. Më pas universi më tha “jo” përmes Vladimir Putinit, i cili vendos të sulmojë vendin tim. M`u desh të merrja një armë dhe që të mund ta përdor m`u desh t`i prisja thonjtë”, thotë ajo.

Deputetja ka shtuar më pas se që kur ka nisur lufta ajo ka bërë make-up çdo mëngjes dhe e ka hequr çdo natë.

“Që nga ajo telefonatë e orës pesë nga kolegët e mi për të ndezur televizorin dhe për të parë njoftimin e Putinit për luftën, unë jam grimuar çdo mëngjes dhe e kam hequr atë çdo natë. Është një domosdoshmëri. Ne jemi ende njerëz të civilizuar”, ka treguar Lesia Vasylenko.

Avokatja e të drejtave të njeriut ka studiuar në University College London dhe është vajza e Volodymyr Vasylenko, ish-ambasadorit të Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Vasylenko u zgjodh në vitin 2019 si deputete e partisë liberale Holos dhe është pjesë e opozitës në parlamentin ukrainas, por të gjithë deputetët tashmë i janë bashkuar presidentit Volodymyr Zelensky.

Vasylenko është paralajmëruar si një nga objektivët e ushtrisë ruse, por ajo thotë se është gati të përballet dhe madje të qëllojë mbi ta nëse do të jetë nevoja.

Related posts

Nikolloski: Me ribalancin e Buxhetit përmirësohet standardi dhe kushtet e jetesës së qytetarëve

Gazetamax.mk

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Gazetamax.mk

Higjiena Komunale sqaron arsyen se përse nuk u vazhduan kontratat për 33 persona

Gazetamax.mk