GazetaMax
Sport

Takim surprizë mes Milan dhe Leao – caktohet një afat i fundit i ri për rinovimin e kontratës

Milan dhe Rafael Leao kanë pasur një takim surprizë ku është diskutuar për rinovimin e kontratës.
Ylli portugez i Milan, i cili u shpall lojtari më i mirë i vitit në Serie A, po afron drejt fundit të kontratës me ‘Rossoneri’.
Në takim me  krerët e Milan ishte një mik i ngushtë i babait të Leao, por ishte paksa e papritur që ai u shfaq pa praninë e lojtarit.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, Milan shpresojnë të marrin nënshkrimin e Leao para fillimit të Kupës së Botës.
Kjo edhe për shkak se ‘Rossoneri’ kanë frikë që paraqitjet e tij në Katar vetëm sa do të rrisin interesimin për të.
Leao aktualisht fiton më pak sesa 2 milionë euro për sezon dhe Milan thuhet se do të bëjnë ofertën hapëse prej 7 milionë euro për vit.
Problemi më i madh mbetet borxhi që Leao i ka skuadrës së Sporting Lisbonës, që shkon në 19 milionë euro. Lojtari pret që Milan dhe Lille ta ndajnë këtë borxh.

Related posts

Ky lojtar refuzon Bayer Munchen

Gazetamax.mk

Giresse debuton me fitore, Kosova e pamëshirshme ndaj Burkina Fasos

Gazetamax.mk

Arsenal i përgjigjet Barcelonës për Gabrielin

Gazetamax.mk