Duket një këngë mjaft e ndjerë ku kujton fëmijërinë; vendlindjen dhe ku malli kthehet në lutje. Kjo është kënga më e re e artistit Isuf Lani me titull ” Me mall të familjes” e cila është publikuar me klip disa ditë më parë. Edhe pse artisti ka kohë që jeton në Gjermani ai nuk e harron kurrë vendlindjen ku lindi dhe jetoi deri bë moshën 14 vjeçare. Teksti është shkruar nga menaxheri i fij Faruk Stolla dhe vetë Isufi, realizuar në studion e Yrfet Ramadani dhe me video nga kamera e Issam Media. E veçanta e këngës është se ka ardhur në muajin e bekuar dhe në klip merr pjesë dhe hoxha i fshatit Pestovë. Këngën dhe klipin e keni në linkun më poshtë dhe mund ta dëgjoni.
