GazetaMax
Lajme

Kapen duke gërmuar në lokacion të ndaluar, arrestohen tre shtetas të Ukrainës

Shkup, 22 Tetor – Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre shtetas të Ukrainës në Vallandohë. Sipas MPB-së, ata janë kapur duke gërmuar në lokacion aerologjik, ndërsa të njëjtit kishin leje për qëndrim të përkohshëm në Shkup.

“Më datë 21.10.2022 rreth orës 12.00 ,në lokalitetin arkeologjik “Isar” në afërsi të fshatit Marvincë të Vallandovës, nga ana e punonjësve policorë të Vallandovës janë privuar nga liria V.O.(40), O.P.(35), I.R.(46) dhe M.R.(48), të gjithë nga Ukrainë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ata u gjetën duke gërmuar terrenin, i cili është shpallur “e mirë me mbrojtje të përkohshme”. Tek ta janë gjetur dy detektorë, lopata dhe disa objekte gërmuese. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në automjetet e pasagjerëve “Toyota” dhe “Hyundai” me targa të Ukrainës, me të cilin kanë mbërritur në vend, është gjetur një detektor” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Kostovski: Në komunën e Butelit realizuam një “revolucion sportiv”

Gazeta Max

Deri të mërkurën mot me diell dhe i ngrohtë, në disa vende me temperatura deri 40 gradë

Gazeta Max

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Gazeta Max