Monday, April 20, 2026

Lajmi në kohë reale

Kostovski sfidon bashkimin e VLEN-it dhe BDI-së në Butel! Projekte konkrete për qytetarët përballë interesave personale!

Sonte, në një takim të përbashkët, zyrtarisht u bashkuan VLEN dhe BDI në komunën e Butelit. Në parim, ata pretendojnë se po bashkohen kundër politikave të supozuara nacionaliste të komunës. Por faktet janë larg pretendimeve të tyre.

Darko Kostovski, pas tridhjetë vitesh, për herë të parë po ndërton ujësjellës në Luboten. Në Butel 2 po ndërtohet një çerdhe e re, ndërsa së shpejti do të nis edhe ndërtimi i një poliklinike të re për të gjithë qytetarët. Kjo flet drejtpërdrejt për një zhvillim të barabartë në komunë.

Me shumë gjasë, problemi kryesor i VLEN-it dhe BDI-së në komunën e Butelit janë interesat e tyre personale të paplotësuara të biznesit.

Darko Kostovski udhëheq një politikë parimore dhe për këtë arsye, në zgjedhjet e fundit lokale, arriti një nga rezultatet më të mira në vend.

Latest Posts

Mos e humb lajmin