GazetaMax
Kuriozitete

Goretzka sulmon Lewandowskin: Me ne arrinte gjithmonë në të tetat

I intervistuar nga Bild në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, mesfushori i Bayern, Leon Goretzka nuk e kurseu ish-bashkëlojtarin e tij Lewandowski.
“Leëy ishte mësuar shumë me Bayernin, ai gjithmonë arrinte të paktën deri në 1/16. Por kështu është, tani nuk mund ta marrim më parasysh. Kur përballesh me Barçën në Camp Nou, qoftë në një ndeshje miqësore apo në finale të Ligës së Kampionëve, është gjithmonë një ndeshje spektakolare. Mezi presim ta luajmë, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha Gortzeka.
Lewandowski u largua jo pa polemika nga bavarezët, gjithmonë i vendosur për tu bashkuar me katalanasit, të cilët aktualisht ndodhen në një situatë aspak të favorshme në Champions League.
Një sfidë shumë e rëndësishme ajo e së mërkurës në “Camp Nou”, ku katalanasve u duhet fitorja por në të njëjtën kohë duhet që rivalët e tjerë të gabojnë, më konkretisht Interi.

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Gazeta Max

Muricit i rrezikohet vendi i startuesit tek Ipswichi

Gazeta Max

Gjithçka gati për kthimin Lukakut tek Interi – transferimi pritet të ndodhë javën e ardhshme

Gazeta Max