GazetaMax
Lajme

Cili deputet i BDI-së po bënë “trysni” për emërimin e kryeprokurorit në “Prokurorinë për krim të organizuar”?!

Shkup, 24 Tetor – Zgjedhjet në prokurori bëjnë të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar negociata mes BDI dhe LSDM që në krye të prokurorisë për krim të organizuar të zgjidhet një prokuror i cili konsiderohet si i afërm i një deputeti të BDI-së në Kuvend.

Prokurori që propozon BDI nën presionin e deputetit të tyre të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të pasur, nuk është shumë i njohur në opinion dhe ka njëzet vjet që është pjesë e prokurorisë publike.

Për të nuk ka afera apo skandale të mëdha, por shumë e konsiderojnë tejet të afërt me deputetin e BDI-së, i cili aktualisht po përballet me disa veprime hetimore nga institucione të ndryshme që punojnë për luftimin e korrupsionit dhe krimit.

Sipas njoftimit jozyrtar nga prokuroria, BDI është duke ushtruar presion të paparë për zgjedhjen e këtij prokurori, me gjasë me qëllim të ndalimit apo shtrembërimit të disa proceseve në të cilat deputeti dhe disa zyrtarë të tjerë të BDI-së janë përfshirë në raste të mundshme të krimit të organizuar.

Për momentin, LSDM-ja refuzon të “jap” vendin që i është hequr Vilma Ruskovskës, me arsyetimin se këtë pozitë do ta zgjedh prokurori i ri publik shtetëror, i cili do të emërohet nga qeveria pas largimit të Ljubomir Joveskit në Gjykatën Kushtetuese.

https://vesnik.com/node/278592?fbclid=IwAR1uSsgZfT0GNqZmrjftFXE9jN5Lh1X9ew2n02LzObRZiiBGnKFXe-z2wjY

Related posts

Gërkovska: Ligji për origjinën e pronave do të jap kontribut serioz në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Muzeu Alfabetit në Manastir tashmë me libra shqip falë iniciativës së Emira Selimit!

Gazetamax.mk

Nuk pritet mungesë e naftës apo derivateve të naftës, edhe çmimet do të jenë stabile

Gazetamax.mk