GazetaMax
Sport

Gjykata ruse lë në fuqi dënimin me 9 vjet burg të sportistes amerikane

Një gjykatë ruse ka hedhur poshtë një apel të yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, kundër vendimit për dënimin e saj me nëntë vjet burg për posedim droge, një hap që mund ta afrojë atë drejt një shkëmbimi të mundshëm të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Ylli i ekipit “Phoenix Mercury” të ligës amerikane të basketbollit për femra, e cila e ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike me ekipin amerikan, u dënua më 4 gusht pasi policia ruse tha se kishte gjetur kanabis në cigaret elektronike në bagazhin e saj në një aeroport të Moskës.
Duke marrë parasysh trysninë në rritje ndaj administratës amerikane për ta sjellë në vend basketbollisten Griner, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi në korrik se Uashingtoni kishte bërë një propozim për kthimin e saj dhe amerikanit Paul Whelan, i cili po vuan një dënim me 16 vjet burg për spiunazh në Rusi.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken nuk ka dhënë më shumë hollësi për propozimin, por agjencia e lajmeve Associated Press dhe agjenci tjera lajmesh kanë raportuar se Uashingtoni ka ofruar në shkëmbim të dy shtetasve amerikanë lirimin e trafikantit rus të armëve, Viktor Bout, i cili po vuan një dënim me 25 vjet burg në SHBA dhe dikur njihej me nofkën “tregtari i vdekjes”.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka marrë një përgjigje të frytshme nga Rusia lidhur me këtë ofertë.

Related posts

Milan vs Fiorentina, ja sa mijë bileta janë shitur

Gazetamax.mk

Shqipëria fiton tre medalje ari në peshëngritje

Gazetamax.mk

Lëndohet përsëri Lukaku, mungon ndaj Bayernit

Gazetamax.mk