Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja në mes të Sevillas dhe Valencias e vlefshme për La liga.
Të dyja skuadrat tentuan që t’i marrin pikët e plota, por diçka e tillë nuk ndodhi,
Për mysafirët shënoi Edinson Cavani, me anë të një goditjeje me kokë.
Gjithsesi, pjesa e dytë prodhoi një rezultat tjetër, me Eric Lamelan që gjeti rrugën e rrjetës në kufijtë e kohës së rregullt.
Në këtë ndeshje pati edhe karton të kuq, me Kalas që u ndëshkua në minutën e 96′.
“Lakuriqët” patën një mundësi të artë për të realizuar golin e avantazhit me penallti, por Gaya dështoi dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat.
Pas këti barazimi, Valencia mbetet në pozitën e tetë me 15 pikë, ndërsa Sevilla renditet e 11-a me pesë pikë më pak.