GazetaMax
Lajme

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Tiranë, 25 Tetor – Kryetari UD i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në vazhdën e takimeve që po realizon në Shqipëri gjatë ditës është pritur nga grupi parlamentarë i Patisë Socialiste të Shqipërisë dhe nga kryetari i këtij grupi parlamentar Talulant Balla,

“Në takim u shpalosën qëndrimet e ASH-së për proceset aktuale dhe sfidat e përbashkëta.

Z. Balla vlerësoi lartë rolin e Aleancës për Shqiptarët në procesin integrues të vendit dhe rajonit. Në këtë takim, kordinatori i PS-së potencoi se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.” tha Taravari.

Related posts

Kush janë deputetët shqiptarë që duhet të votojnë kundër emërimit të Ljubomir Joveskit për gjykatës kushtetues?

Gazeta Max

A është aktual propozimi portugez? Përgjigjet Mariçiq

Gazeta Max

Në UT u përuruan hapësirat e qendrës së testimit TOEFL iBT

Gazeta Max