GazetaMax
Lajme

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Shkup, 25 Tetor – Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE në Programi 200 me Nazim Rashidi, është shprehur se institucionet kompetente në vend kanë dështuar kur bëhet fjalë për aferën e shpallur nga kjo parti opozitare, e cila ka të bëjë me pasurinë e padeklaruar nga zyrtarë të caktuar.

Siç vlerëson Stoillkovski, komisioni anti- korrupsion nuk do të jetë në krye të detyrës as kësaj radhe.

“Tani e tutje supozoj, shpresoj të gaboj, se Biljana Ivanovska do të dalë dhe do të thotë, se nuk ka kapacitet, së dyti – do t’i akuzojë sërish qytetarët për korrupsion, gjegjësisht për ekzistencë të një lloj miti dhe tradite të dhënies së ryshfetit” ka thënë Stoillkovski.

Related posts

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Gazeta Max

Nuk votohet propozimi për rritje të subvencionit për racionin studentor

Gazeta Max

Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Gazeta Max