GazetaMax
Lifestyle

Ushqimet që rrisin performancën e trurit

Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithcka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera.
Por ka disa ushqime që në mënyrë efektive mund të rrisin performancën e truprit, transmeton Klan Kosova.
Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve:
Spinaqi – Është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Domatet – Janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.
Çokollata e zezë – Është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij. Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
Brokoli – Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
Arrat – Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.

Related posts

Optimistët jetojnë më gjatë

Gazetamax.mk

Dita botërore e luftës kundër sulmit në tru, kontrollet preventive të rëndësishme

Gazetamax.mk

Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, ja sa duhet të pini

Gazetamax.mk