GazetaMax
Lajme

Pritje zyrtare e Fond der Lajen para Qeverisë

Shkup, 26 tetor – Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot pasdite, në pllajën para Qeverisë, me nderimet më të larta e priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në pritjen zyrtare morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Fon der Lajen është e shoqëruar nga komisarja evropiane e Punëve të Brendshme, Ilva Johanson, ndërsa në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit e priti zëvendëskryeministri Mariçiq.

Pas përfundimit të ceremonisë së pritjes, në të cilin u intonua himni kombëtar i Maqedonisë, dy delegacionet do të vazhdojnë me takimet kokë më kokë dhe dypalëshe. Më pas, sipas agjendës, vijon nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara  nga ana e Agjencisë për roje kufitare dhe bregdetare evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Sallën e solemne të Qeverisë, kryeministri Kovaçevski dhe Fon der Lajen duhet të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Fon der Lajen sonte pritet të ketë takim me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski.

Me vizitën në vend, Fon der Lajen e nis turneun nëpër Ballkanin Perëndimor, i cili do të zgjasë deri më 29 tetor. Mesazhi kryesor që pritet të japëkryetarja e Komisionit Evropian është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit.

Siç informojnë nga Delegacioni i KE-së në Shkup, gjatë vizitës në vend, Fon der Lajen do ta prezantojë mbështetjen shtesë që BE-ja do t’ia japë Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për të ndihmuar në zbutjen e krizës aktuale energjetike. 

Related posts

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazetamax.mk

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë të mërkurën vjen në Shkup

Gazetamax.mk

Makron: Të inkurajohen Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut që të rifillojnë shpejt dialogun për kontestin

Gazetamax.mk