GazetaMax
Ballina

Fëmijët e rritur në hapësira me gjelbërim janë më inteligjentë

Rritja në mjedise më të gjelbëruara urbane mund ta rrisë shkallën e inteligjencës te fëmijët dhe të ulë nivelin e shfaqjes së sjelljeve problematike, ka treguar një studim.
Studimi i ndërmarrë me më shumë se 600 fëmijë të moshave ndërmjet 10 dhe 15-vjeçare ka treguar se një shtim prej vetëm 3 për qind e nivelit të gjelbërimit në lagjet e tyre ka ndikuar në ngritjen e shkallës së inteligjencës së tyre për mesatarisht 2.6 pikë. E ky ndikim është evidentuar si në zonat e pasura ashtu edhe në ato më të varfra.
Ka pasur deri më tani dëshmi të konsiderueshme se hapësirat e gjelbëruara i përmirësojnë aspektet e ndryshme të zhvillimit kognitiv të fëmijëve, por kjo është hera e parë që hulumtuesit e studiojnë ndikimin në inteligjencë. Shkaku ende nuk dihet saktë, por mund të jetë i lidhur me nivelin më të ulët të stresit, mundësisë më të madhe për lojë dhe kontaktit social e mjedisit më të qetë.
Rritja e shkallës së inteligjencës është veçanërisht e rëndësishme për ata fëmijë të fundit të spektrit, ku edhe ngritja më e vogla mund të bëjë një dallim të madh, kanë thënë studiuesit.
“Ka përherë e më shumë dëshmi se hapësirat e rrethuara me gjelbërim janë të ndërlidhura me funksionin tonë kognitiv, si aftësia për mbamendje dhe vëmendja”, ka thënë Tim Nawrot, profesor i epidemiologjisë ambientale në Universitetin Hassel në Belgjikë, ku edhe është kryer studimi.“Çfarë ky studim i kontribuon aspektit të inteligjencës është matja më e përpiktë, më e bazuar. Mendoj se arkitektët apo planifikuesit e urbanizmit duhet ta bëjnë prioritet investimin në hapësira të gjelbra, për shkak se është përnjëmend vlerë që të krijohet një ambient optimal që fëmijët ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë”.

Related posts

Sa sheqer mund të konsumoni në ditë?

Gazeta Max

Jeni gati për super projektin nga unikja Annella?

Gazeta Max

Pijet që ua dëmtojnë rëndë shëndetin

Gazeta Max