GazetaMax
Lifestyle

12 “tiparet” e atij që ju do vërtet

Analizoni me kujdes gjestet e partnerit tuaj për të kuptuar se çfarë qëllimesh ka me ju dhe çfarë do të tregojë me çdo gjest.
TAKOHENI ME MIQTË E TIJ – E njëjta gjë vlen edhe për familjen apo personat e tij më të afërt.
JU QËNDRON AFËR FIZIKISHT – Kontakti fizik, edhe kur duket si i pafajshëm, dërgon mesazhe verbale që ia vlejnë t’i kushtoni rëndësi.
JU DËGJON – Një burrë që e do vërtet një femër, e dëgjon atë dhe mëson edhe detajet më të vogla të rrëfimeve të saj.
JU BUZËQESH PAS PUTHJEVE – Kur puthjet nuk janë vetëm kontakt fizik, por janë edhe përzierje ndjenjash e lumturie.
KONTAKTONI – Dy njerëz që e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit nuk kanë nevojë për një arsye për të biseduar me njëri-tjetrin. Thjesht kontaktojnë.
DO QË TË JETË ME JU GJITHMONË – Nuk ka rëndësi nëse shkoni për të bërë blerje, dilni për një kafe apo hani një darkë.
AI PASQYRON SJELLJEN TUAJ – Pasqyrimi i veprimeve dhe i gjuhës së trupit bëhet një refleks që ndodh natyrshëm.
JU BËN DHURATA – Nëse një burrë ju bën një dhuratë të veçantë që vetëm ju ia kuptoni domethënien, kjo është shenjë e qartë e dashurisë.
AI BËN KOMPROMIS – Kur lumturia e femrës për një mashkull, bëhet më e madhe se sa interesat e veta, ky është tregues i qartë i dashurisë pa kusht.
DO TË BËJË GJËRA PËR JU – Shpenzimi, qoftë edhe i kohës, për t’ju ndihmuar që ta lehtësoni jetën tuaj, është një veprim që nuk e bën një mashkull që nuk ju do.
JU KËRKON KËSHILLË – Nëse një mashkull vlerëson mendimet tuaja, ju vlerëson edhe juve.
JU BËN TË NDIHENI E SIGURT – Nëse një mashkull ju do, ai nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

Related posts

“Sharr Express” zgjerohet edhe në tregun e Kosovës, bëni udhëtimet tuaja edhe më të bukura

Gazetamax.mk

Edona, Gili, Kaltrina dhe Genta, kështu dukeshin para 20 vitesh

Gazetamax.mk

Ndryshimet që ndodhin brenda trupit kur hani shumë

Gazetamax.mk