Sikurse vetura e preferuar që fillon ta shfaq moshën e vet, shumica prej
nesh shtojmë peshë kur fillojmë të plakemi.
Dhe, shumica e njerëzve ia atribuojnë këtë fenomen metabolizmit,
transmeton Telegrafi.
Por, siç duket, metabolizmi jonë nuk ka të bëjë edhe aq shumë me shtimin
e peshës përgjatë viteve.
Në fakt, shtimi i peshës që ndërlidhet me moshën ka të bëjë më shumë me
aktivitetin tonë sesa me metabolizmin.
Shpejtimi i metabolizmit është mit
Metabolizmi jonë – i cili është termi për procesin e djegies së kalorive
që trupi e bën në mënyrë natyrale – ndryshon bazuar në aktivitetet që i bëjmë
përgjatë ditës.
Fatkeqësisht, shkalla me të cilën i tretim shujtat dhe e djegim energjinë
nuk mund të ndryshohen mjaftueshëm sa për të shkaktuar humbje të peshës.
Por, me moshën, ne gjithashtu bëjmë më pak aktivitet fizik. Hulumtuesit
thonë se kjo – pra jo metabolizmi – është shkaktari i vërtetë i kilogramëve që
i shtojmë me moshën.
Kështu që, lëvizni më shumë…
Për ta shmangur shtimin e peshës,
mundohuni të bëni sa më shumë lëvizje përgjatë ditës.
Kjo mund të përfshijë mos përdorimin e ashensorit por ngjitjen e
shkallëve, shkuarjen në palestër, etj.
Vlen të ceket se hulumtimet e reja sugjerojnë se për të arritur shëndet
më të mirë dhe për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga çfarëdo shkaktari, çdo
lloj i lëvizjes është më i mirë sesa asnjë lëvizje.
previous post
next post