GazetaMax
Ballina

5 ushqime që i keni larë gabim

Njerëzit që kujdesen për shëndetin e tyre e dinë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të lahen produktet ushqimore.
Procesi duket shumë i thjeshtë, lëre ujin të rrjedhë dhe ja. Në fakt jo! Më poshtë keni disa këshilla se si duhet të veproni:

Nëse mendoni se e keni larë mollën me pak ujë dhe është gati për ta ngrënë, e keni gabim! Zhyteni në një enë me ujë e sodë buke, mbajeni për 12 minuta dhe ja ku keni larguar shumicën e kimikateve.

Pak rëndësi ka lloji i lakrës, me të gjitha duhet të veproni njësoj. Mbushni një enë me ujë, shtoni pak uthull dhe zhyteni lakrën për disa minuta. Në këtë mënyrë sapo keni hequr qafe të gjitha bakteret e mundshme.

Nuk keni përse ta lani peshkun, të paktën jo për aq kohë sa nuk do ta hani thuajse të gjallë. Temperaturat e larta vrasin çdo bakter të mundshëm, ndaj nëse përpiqeni ta lani s’bëni gjë tjetër veçse rrezikoni përhapjen e baktereve në të gjithë kuzhinën tuaj.

Rekomandohet të lani paketimin e qumështit, kosit dhe të gjitha produkteve të lëngshme përpara se t’i hapni. Pa mendojeni pak sa pafund duar i prekin, sa baktere hyjnë lehtësisht brenda.

Çdo lloj orizi ka nevojë të shpëlahet 3- 4 herë para gatimit. Rreziku kryesor nuk është pluhuri, por niseshteja që shërben për ta mbajtur orizin të grumbulluar.

Related posts

Rezultate befasuese me katër ditë pune në javë

Gazetamax.mk

Pas hiteve që solli Kaltrina Gosalci mjaft e kërkuar kudo

Gazetamax.mk

Arbenita nuk po mund të agjërojë, i ndodh diçka shumë e rëndë

Gazetamax.mk