GazetaMax
Lajme

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Shkup, 1 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pati fjalim në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë të zjarrit në Evropën Juglindore-SIFEN.

Në fillim të fjalimit të tij, ministri Spoasovski u falenderua për përkrahjen të cilën Unioni Evropian ia jep Agjencisë për kontrollë të armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Juglinodre dhe Evropën Lindore (SEESAC) në pjesën e aktiviteteve për çarmatim dhe kontrollë të armëve e cila nga viti 2013 në vazhdimësi e ndihmon rrjetin SEEFEN ti realizojë këto takime të rëndësishme nëpër tërë rajonin.

“Jam i bindur se takimet e SEEFEN nxisin jo vetëm e bashkëpunimit rajonal në zhvillimin e aftësive dhe koordinimin e luftës kundër tregtisë së palejuar dhe posedimin ilegal të armëve të zjarrit, por edhe bashkëpunim më të fuqishëm me Unionin Evropian, si faktorë kryesor në këtë lëmi të cilët janë pjesëmarrës të rregullt në ngjarje”, theksoi ministri Spasovski. Ai shtoi se të gjithë të pranishmit në konferencë, posaçërisht hetuesit policorë, ekspertët për balistikë, përfaqësuesit e policsië kufitare, prokurorët dhe nëpunësit doganorë nga i tërë rajoni anojnë në drejtim të praktikave të mira, shkëmbimin e leksioneve të mësuara, ndarjen e informatave për modusin e ri operandi dhe rrugën përpara si kontribut i drejtpëdrejt në zbatimin e Udhërrëfyesit për zgjidhje të qëndrueshme për posedim ilegal, keqpërdorimin e tregtisë me armë të vogla dhe të lehta dhe municionin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Duke e potencuar rëndësinë e aktiviteve globale dhe nacionale, të bashkuar me bashkëpunim të mirë nacional dhe rajonal të të gjitha agjencive për zbatimin e ligjit, ministri Spasovski informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara në mënyrë aktive punoi në zbatimin e aktiviteteve në procesin e vendosjes të sistemit për kontrollë gjithëpërfshirëse të armëve, në pajtim me qëllime të përcaktuara në Strategjinë nacionale për armë të vogla dhe të lehta dhe Planin aksional.

“Në kuadër të zbatimit të qëllimeve të Udhërrëfyesit, Komisioni Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente në mënyrë aktive punojnë në harmonizimin e rregullativës ligjore nga fusha e armëve të lehta dhe të vogla dhe të materieve eksplozive me rregullativën evropiane.
Në mënyrë aktive po punohet edhe në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara në drejtim të realizimit të rezultateve më të mëdha në ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit, parandalimi i tregtisë me armë, si dhe vendosje e sistemit efikas për shkëmbimin e informatave”, tha ministri Spasovski.

Lufta kundër tregtisë së palejuar me armë është ngritur në prioritet strategjik të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe si rezultat i aktiviteve të planifikuara dhe të intensifikuara në këtë fushë janë arritur rezultate të rëndësishme për të cilën dëshmi është numri i veprave penale të zbuluara dhe rritja e sasisë së përgjithshme të sekuestrimit të armëve, municionit dhe materieve shpërthyese, kurse rezultate pozitive janë arritur edhe në pjesën e asgjësimit të formave të organizuara të cilat janë të lidhura me tregtinë e palejuar me armë”, e rrumbullakësoi fjalimin e tij ministri Spasovski

Related posts

OKM: 60% e qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet komunale

Gazetamax.mk

Deputetët në pushim deri më 10 janar, në rend dite ratifikimi i marrëveshjes me Frontex

Gazetamax.mk

Dega e Çairit e Alternativës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali

Gazetamax.mk