GazetaMax
Sport

E pranon Xavi: Na mungon pjekuria, kemi shumë lojtarë të rinj

Xavi Hernandez ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale te skuadra e Barcelonës.
Trajneri spanjoll e ka pranuar para mediave se skuadrës së tij i mungon pjekuria, por është optimist se gjërat do të përmirësohen.
Mes tjerash, trajneri ka përmendur edhe lëndimet, por ka thënë se nuk janë arsye që mund të justifikojnë dështimet.
“Na mungon pjekuria. Ne kemi shumë të rinj dhe kemi pasur grup të vështirë në Champions League. Patëm edhe lëndime. S’janë arsyetime por kjo na ka dëmtuar”, ka thënë Xavi.
“Me respekt për sezonin e kaluar, tani kemi skuadër më të mirë dhe i kemi dhënë imazh më të mirë. Por ne s’kemi qenë në krye të detyrës. Kishim mundësi dhe e lëshuam. Ka detaje si gjyqtarët e të tjera, por duhet të jemi vetëkritik”, shtoi trajneri i Barcës.
Barcelona e Xavit do të luajë sonte përballë Viktoria Plzen, në një ndeshje që s’ka asnjë vlerë për renditjen tabelore.

Related posts

Dida largohet nga Milani për motive personale! Kthehet në Brazil

Gazetamax.mk

E fundit: James Rodriguez transferohet në Olympiacos

Gazetamax.mk

Carlos Tevez jep dorëheqje nga Rosario Central

Gazetamax.mk