GazetaMax
LAJME

Shaqiri: Zgjidhet problemi i transportin për nxënësit e Vizbegut

Shkup, 1 Nëntor – Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarëve të dy komunave Darko Kostovski dhe Visar Ganiu, sot është tejkaluar sfida me të cilën ballafaqohen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendin e tyre të vendbanimit, vijojnë mësimin edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave dhe për shkak të pezullimit të transportit të organizuar, ditëve të fundit kanë organizuar individualisht udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre. 

 Sot mbajta takim koordinues me kryetarët e dy komunave, Visar Ganiu dhe Darko Kostovski, pas së cilës sfida me të cilën përballen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendbanimin e tyre mësimin e vijojnë edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave, dhe për shkak të ndërprerjes së transportit të organizuar, ditët e fundit individualisht kanë organizuar udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre.

Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegu në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegu në SHKF “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor.

Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbeg, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagje do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.

Related posts

​Rusët mobilizojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan ‘Deki’

e-max

Kovaçevski, Micotakis, Petkov e Vuçiq së bashku në Aleksandropoli të Greqisë

e-max

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

e-max