GazetaMax
Lajme

E fundit/ Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve

Shkup, 2 Nëntor – Sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi, shkruan Alsat. Ai është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor” thuhet në njoftim.

Related posts

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor

Gazeta Max

Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

Gazeta Max

Kaos në Itali, breshër, pemë të rrëzuara, rrugë të përmbytura nga një stuhi e tmerrshme

Gazeta Max