Shkup, 2 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, udhëheq një delegacion të MPB-së në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, ku nesër do të marrë pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësia dhe Punë të Brendshme.
Spasovski, siç informojnë nga MPB-ja, në forum do të ketë fjalim në të dyja sesionet edhe atë: në Sesionin e parë – Punë të Brendshme me temë – “Bashkëpunim në përballjen me ndikimin e sigurisë nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës” dhe në Sesionin e dytë – “Forcimi” i migracionit, azilit dhe menaxhimit me kufijtë”.
Në kuadër të vizitës së punës, Spasovski, siç është paralajmëruar, do të takohet me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski dhe me përfaqësues të shoqatave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.