GazetaMax
Lajme

Prokuroria: Nuk ka asnjë lidhje mes të arrestuarit dhe alarmeve për bomba nëpër shkolla

Shkup, 3 nëntor – Personi i cili mbrëmë u arrestua për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kanosjet për bomba të vendosura në disa shkolla të mesme, është lënë i lirë pasi pas marrjes në pyetje dhe bastisjes në shtëpinë e tij, ekspertizat e para nuk kanë treguar lidhshmëri të tij me mesazhet e dërguara, konfirmojnë për MIA-na nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç potencojnë nga PPMV, pasi peroni nga SPB Shkup është privuar nga liria, është njoftuar prokurori publik i cili në interes të veprimit efektiv, menjëherë deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar kërkesë për bastisje në shtëpinë e personit dhe marrjen e pajisjeve elektronike prej të cilave në mënyrë potenciale kanë mundur të dërgohen mesazhet.

“Gjatë natës së kaluar me instruksione të prokurorit publik janë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim që të mos ketë mbajtje shtesë të personit. Duke e pasur parasysh se ekspertizat e para nuk kanë treguar lidhshmëri të personit me mesazhe të dërguara, personi pas marrjes në pyetje është lënë i liri”, qëndron në deklaratën e PPMV për MIA-n

Nga MPB, paraprakisht konfirmuan se personi i cili mbrëmë u arrestua për shkak të dyshimit për lidhje me rastin është marrë në pyetje dhe është bastisur shtëpia e tij.

“Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare, në koordinim me Prokurorinë Publike është bërë kontroll në shtëpi, janë marrë disa gjësende për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, konfirmuan nga MPB.
Platforma e emëruar si Conservative.mk mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se personi i arrestuar për lidhje të supozuar me kërcënimet për bomba të vendosura të cilat i pranuan disa shkolla të mesme në Shkup është anëtari dhe aktivisti i tyre Nikolla Nikollovski, për të cilin thonë se është arrestuar padrejtësisht.

“Me përgjegjësi themi dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka çfarëdo lidhje me këto ngjarje. Nikolla është para së gjithash qytetar me përgjegjësi shoqërore, aktivist i Conservative.mk i cili në mënyrë aktive është i përfshirë në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, i cili me krenari e ka prezantuar Maqedoninë në shumë ngjarje, gara dhe konferenca, përfshirë edhe në Parlamentin Evropian”, shkruan në statusin e tyre në Fejsbuk.

Sipas platformës, ky është sulm klasik mbi lirinë e shprehjes, demokracisë dhe mënyrë se si të shtypen ata që mendojnë ndryshe, për këtë do të kujdesen që ngjarja të zbardhet plotësisht para organeve, ndërsa personat e vërtetë të cilët qëndrojnë pas këtij, siç bëjnë të ditur, sulm të kurdisur të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Qëllimi kryesor i CONSERVATIVE.mk, siç qëndron në ueb-faqen e tyre është bashkimi i qytetarëve të cilët besojnë në vlerat fundamentale të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë së demokracisë, mjedis të shëndoshë jetësor, treg të lirë, liberalizëm klasik, konservatisëm dhe angazhime dhe ideologji të tjera të ngjashme.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme pranoi denoncime nga nëntë shkolla në territorin e Shkupit se në adresat e tyre elektronike kanë pranuar mesazhe kërcënimi për bombë të vendosur, ndërsa pas kontrolleve të përfunduara antiterroriste njoftoi se është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Më shumë shkolla edhe javën e kaluar disa ditë me radhë në adresat e tyre elektronike merrnin alarme për bomba, të cilat pas kontrollit nga ana e MPB u konfirmuan se janë alarme të rreme.

Related posts

Petkovski ka frikë se edhe bullgarët do kërkojnë gjuhë zyrtare

Gazetamax.mk

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Gazetamax.mk

175 shoferë të sanksionuar nën ndikimin e alkoolit

Gazetamax.mk