GazetaMax
Lajme

Afrim Gashi takoi ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja

Shkup, 4 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot së bashku me nënkryetaren e partisë Safije Sadiki, kanë vizituar ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, informon Zhurnal.

Dy palët kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese.

“Në këtë kontekst e informova Ambasadorin Qehaja për propozimin e Alternativës që në hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do ta sanksionojë që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen.
Ambasadori e përshëndeti iniciativën dhe na uroi sukses në këtë nismë, që – pos tjerash – është ndër vlerat kryesore të demokracisë së promovuar nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA-ja”, ka njoftuar Gashi./Zhurnal.mk

Related posts

Gërkovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë vullnet politik për luftë kundër korrupsionin

Gazeta Max

Kërçeli: LVV nuk tërhiqet nga propozimi i Haxhiut për kryeparlamentare

Gazeta Max

ATU ka hapur fri-shop të ri në Aeroportin në Shkup

Gazeta Max