GazetaMax
Lifestyle

Dobitë shëndetësore nga konsumimi i trangujve

Sigurisht keni dëgjuar se sa mirë është të hani tranguj, por a keni menduar ndonjëherë për dobitë shëndetësore që ka?
Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore që kanë kastravecët.
Hidratojnë trupin
Nëse jeni shumë të zënë me punë dhe nuk keni kohë të merrni sasinë e duhur të ujit, atëherë një zgjedhje mjaft e mirë është ajo që të konsumoni kastravec. Në këtë mënyrë trupi juaj hidratohet, pra keni kompesuar sasinë e humbur të ujit.
Ulin temperaturën
E kemi provuar të gjithë të digjemi nga dielli. Ashtu siç kemi provuar që të qetësojmë lëkurën e përcëlluar duke i vendosur kastravecë të freskët. Kjo, pasi kastraveci ul temperaturën si brenda në organizëm, ashtu edhe jashtë tij. Në rastin tonë në lëkurë.
Eliminojnë toksinat
I gjithë uji që ndodhet brenda këtyre perimeve vepron në organizëm si një fshesë e padukshme që pastron dhe nxjerr nga organizmi të gjitha mbetjet toksike. Sipas studimeve të kryera është vërtetuar se kastravecët mund të pastrojnë edhe gurët në veshka.
Luftojnë diabetin, ulin kolesterolin, kontrollojnë presionin e gjakut
Lëngu i kastravecëve përmban një hormon që është i nevojshëm nga qelizat e pankreasit për prodhimin e insulinës cili është i dobishëm tek pacientët diabetikë. Hulumtuesit kanë zbuluar një përbërës të quajtur sterol që ndodhet te kastraveci e që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. Ata gjithashtu përmbajnë shumë fibra, potasium dhe magnez. Këta përbërës ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Të gjitha këto cilësi i bëjnë ata mjaft të dobësim për organizmin tonë.
Zbusin flokët dhe thonjtë
Silici që ndodhet te kastraveci i bën flokët dhe thonjtë tuaj me të shndritshëm dhe të shëndetshëm. Nga ana tjetër sulfuri dhe silici nxisin rritjen e thonjve dhe flokëve, për pasojë do të keni flokë dhe thonj më të gjatë. Nëse pini një gotë me lëng kastraveci dhe karotash, do të keni më pak dhimbje nga artiti. Kjo pasi ato ulin nivelin e acidit urik.

Related posts

Raporti i BE: 10% e rasteve të kancerit shkaktohen nga ndotja e mjedisit, por edhe nga vendi i punës

Gazetamax.mk

Sëmundjet e zemrës po rriten

Gazetamax.mk

Pse gërhasin fëmijët?

Gazetamax.mk