GazetaMax
Lajme

Mendi Qyra zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shkup, 5 Nëntor – Biznesmeni strugan, Mendi Qyra është zgjedhur sot kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në Kuvendin e mbajtur sot në Shkup. Qyra do ta pasojë kryetarin e deritanishëm të OEMVP-së, Nebi Hoxha, ndërsa para se të marrë besimin e kuvendarëve, Qyra ka qënë anëntar i këshillit Drejtues të këtij institucioni.

“Kryetari i posazgjedhur z. Mendi Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, kështu me këtë kuvend duke treguar kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Përveç kryetarit, në Kuvendin e sotëm Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zgjodhi edhe kuvendarët, kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Related posts

Qeveria nënshkroi marrëveshje me kompaninë EjxhTek Grup, hapen 300 vende të reja të punës

Gazetamax.mk

Joe Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Gazetamax.mk

Weber: Maqedonia nuk është e bllokuar nga Bullgaria, por nga Franca

Gazetamax.mk