GazetaMax
Kuriozitete

E konfirmon edhe Chelsea: Ben Chilwell humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi anësor i Chelseat, Ben Chillwel, nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës.
Këtë e bën të ditur vetë klubi i tij, përmes një komunikate për medie.
Siç thuhet në këtë komunikatë, lojtari ka telashe me kërthizën e tij, rikuperimi i së cilës do të marrë kohë.
Anglezi aktualisht gjendet në spitalin e klubit, duke u rikuperuar.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Chelseat:
Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen tonë të fundit kundër Dinamo Zagrebit, Ben Chilwell i është nënshtruar një skanimi në kërthizën e tij.
Rezultatet tregojnë se Beni ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe fatkeqësisht mbrojtësi pritet të mungojë në Botëror.
Ben tani do të fillojë një program rehabilitimi me departamentin mjekësor të klubit.

Related posts

Anthony Joshua shpjegon thyerjen e tij emocionale pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Gazeta Max

Milan dhe Inter në garë të ashpër për Dybalan

Gazeta Max

Kilian Mbape nuk shfaqet në stërvitjen e fundit, mungojnë edhe Tçuameni e Rabiot

Gazeta Max