GazetaMax
SPORT

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

Skuadra e Chelseat është e interesuar për mesfushorin e Napolit, Kvicha Khavaraskhelia.
Lojtari është duke e kaluar një formë fantastike me italianët dhe për rrjedhojë po bëhet një nga pikat më të forta të skuadrës.
Duke e parë këtë impakt mbresëlënës të tij, londinezët e kanë shumë seriozisht futjen në garë për t’i siguruar shërbimet e gjeorgjianit.
Sipas The Sun, Napoli mund ta lërë të lirë atë nëse vjen ndonjë ofertë më shumë se 86 milionë euro.
Chelsea ende nuk e ka gati ofertën, por këtë gjë pritet ta bëjë së shpejti, në mënyrë që merkatot vijuese të mos i zënë të papërgatitur për lojtarin.

Related posts

Rodgers: Askush nuk përfiton nëse marrëveshja për largimin e Fofanës zvarritet

e-max

Levent Ismaili zë vendin e 4 në Maratonën e Notit në Ohër

e-max

Audi pritet që deri në fund të viti të na njoftojë për partnerin në Formula 1 – pak gjasa për befasi

e-max