GazetaMax
Lajme

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Shkup, 5 Nëntor – Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Rrugë dhe rrugica” po fillon projektin për rehabilitimin e 36 urave, mbikalimeve për këmbësorë që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për media i Qytetit të Shkupit, pothuajse në të njëjtën kohë kur kryetarët e komunave të zgjedhur me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së kanë dhënë llogari për punën e bërë gjatë vitit të parë të mandatit.

Qyteti i Shkupit deklaroi se disa nga urat dhe mbikalimet, si sfidë shumë dekadash, nuk janë riparuar përkundër nevojës dhe është i domosdoshëm rikonstruksioni i rrugës, trotuareve dhe rrethojave, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në rritjen e sigurisë.

“Po fillojmë me monitorim sistematik të autoriteteve, sepse është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i këtyre objekteve infrastrukturore me qëllim të sanimit në kohë dhe mirëmbajtjes së rregullt”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Related posts

Kreu i Pllasnicës, Jaoski nënshkruan marrëveshjen për rekonstruimin e shkollës “Junus Emre”

Gazeta Max

Bytyqi: Do të importohen punëtor nga jashtë, fillimisht nga Ballkani Perëndimor

Gazeta Max

Moti sot me vranësira dhe shi

Gazeta Max
Lajme

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Shkup, 5 Nëntor – Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Rrugë dhe rrugica” po fillon projektin për rehabilitimin e 36 urave, mbikalimeve për këmbësorë që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për media i Qytetit të Shkupit, pothuajse në të njëjtën kohë kur kryetarët e komunave të zgjedhur me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së kanë dhënë llogari për punën e bërë gjatë vitit të parë të mandatit.

Qyteti i Shkupit deklaroi se disa nga urat dhe mbikalimet, si sfidë shumë dekadash, nuk janë riparuar përkundër nevojës dhe është i domosdoshëm rikonstruksioni i rrugës, trotuareve dhe rrethojave, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në rritjen e sigurisë.

“Po fillojmë me monitorim sistematik të autoriteteve, sepse është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i këtyre objekteve infrastrukturore me qëllim të sanimit në kohë dhe mirëmbajtjes së rregullt”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Related posts

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

Vrasja në Tetovë ka tronditur opinionin, ngritët alarmi për rreziqet nga rrjetet sociale

Gazeta Max

Bardhi paralajmëron dorëheqjen e Bashës

Gazeta Max